FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet ekipi, futbollistët e Flamurtarit nuk dalin në stërvitje

Flamurtari është tronditur nga një konflikt i brendshëm pikërisht në prag të dy ndeshjeve të fundit të sezonit. Futbollistët nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje duke pretenduar më parë dhënien e rrogave të prapambetura.

Burime pranë klubit vlonjat informojnë se një pjesë e lojtarëve kanë takuar shefin e klubit, Ardi Behari, ndërsa pretendojnë se nuk paguhen që nga dhjetori I vitit të kaluar.

Po ashtu, ata kanë pretenduar se rrogat u ishin premtuar përpara ndeshjes ndaj Partizanit. Flamurtari ka pasur shumë probleme me financat, qoftë me rrogat e lojtarëve, qoftë me borxhet e prapambetura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht për shkak të borxheve, skuadrës I janë hequr 6 pikë në renditje, dhe kjo ka bërë që të rrezikojë mbijetesën në Superligë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?