FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Interi, Lukaku dëmtohet dhe humbet edhe sfidën me Realin

Lajme të këqija për Antonio Conten dhe Interin. Romelu Lukaku iu nënshtrua rezonancës magnetike këtë mëngjes në institutin “Humanitas”, në Rozzano, pas një problemi që shfaqi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetskut.

“Ekzaminimet treguan një tendosje të muskujve të kofshës së majtë. Situata e sulmuesit belg do të vlerësohet ditë pas dite”, shkruan klubi zikaltër.

Belgu do të mungojë ndaj Parmës në Serinë A dhe kundër Real Madridit në Championsin League. Në mendjen e Contes, megjithatë, ekzistonte ideja për ta ruajtur sulmuesin ndaj Parmës, me Pinamontin si zëvendësuesin e tij të mundshëm përkrah Lautaro Martinezit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?