Tronditet Interi, shkon në 4 numri i futbollistëve të prekur me koronavirus
Alarm te skuadra e Interit. Pas Bastonit dhe Skriniar, edhe Nainggolan dhe Gagliardini kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në testimet e fundit. Një situatë që shqetëson së tepërmi trajnerin Conte në prag të ndeshjeve të ardhshme.
Skriniar rrezikon që ta kalojë periudhën e karantinës në Sllovaki, atje ku është në pritje të tamponit të dytë për të konfirmuar situatën e tij. Radja Nainggolan, Gagliardini dhe Bastoni me siguri që do të humbasin derbin me Milanin, që do të luhet më 17 tetor.
Ata rrezikojnë edhe sfidën ndaj Borussia Monchegladbach në Champions League 4 ditë më pas. Alternativat janë të pakta veçanërisht në mbrojtje, teksa Kolarov dhe D’Ambrosio duhet të përshtaten në qendër të prapavijës së skuadrës së Contes. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

