FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Juventusi, mesfushori drejt operacionit

Ai tashmë i ka humbur disa ndeshje, por Emre Can do të duhet “të japë dorëheqjen” për një kohë më të gjatë, sa mund të qëndrojë jashtë fushave të blerta. Juventusi, në fakt, po e humb mesfushorin gjerman për “nodulën” e tiroides, që tani kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Megjithëse operacioni nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga klubi, ai është i pashmanshëm.

Dhe kjo nuk është diçka e re, sepse trajneri Massimiliano Allegri e kishte zbuluar përpara ndeshjes kundër Empolit. Tani, siç raportohet nga “Tuttosport”, ekziston një pasqyrë më e qartë e kohës së rikuperimit, pas operacionit. Emre Can është në rrezik të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se një muaj.

Një goditje jo e parëndësishme për Allegrin dhe Juventusin, të cilët përballen me një cikël shumë të rëndësishëm të ndeshjeve në mes të Seria A dhe Ligës së Kampionëve, përpara pushimit për kombëtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ndeshjet e ardhshme, për shembull, do të jenë kundër Cagliari në Seria A dhe Manchester United në garën madhore europiane për klubet. Nëse nuk riaftësohet edhe Khedira për këto dy angazhime të afërta, bardhezinjtë do të duhet të “shpikin” diçka të re në mesfushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thënë ndryshe, janë të detyruar të luajnë me treshen Pjanic, Bentancur dhe Matuidi; pa mundësinë e rotacionit të tyre. Në pritje të konfirmimit zyrtar të operacionit të Emre Can, trajneri i “Zonjës së Vjetër” do të marrë parasysh ndoshta edhe alternativa të tjera të mundshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?