Tronditet Milani, mesfushori dy muaj jashtë fushave
Nuk ka aspak lajme të mira për Lucas Biglian. Mesfushori i Milanit i është nënshkruar ekzaminimeve mjekësore që kanë konfirmuar dëmtim të muskujve në këmbën e djathtë. Kontrolli tjetër është programuar që të kryhet pas 15 ditësh.
Argjentinasi do të mbetet jashtë fushave të lojës nga 6 deri në 8 javë, teksa nuk do të luajë në ndeshje të rëndësishme si ndaj Juventusit në kampionat dhe Betisit në Europa League.
Gattuso në këtë mënyrë duhet të gjejë një zgjidhje pasi Bakayoko nuk garanton cilësi në repartin e mesfushës. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

