FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Milani, ylli i skuadrës braktis fushën pas 34 minutash

Nuk kanë fund problemet me dëmtimet në skuadrën e Milanit. Pas Biglias, i cili do të mungojë për disa javë, është radha e Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas u detyrua që të braktiste fushën e lojës vetëm pas 34 minutash në duelin që po luhet ndaj Udineses, pasi pësoi një dëmtim në shtyllën kurrizore pas një ndërhyrje të Madragorës.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të “El Pipitës”, por ai rrezikon që të mungojë në ndeshjen pas një jave ndaj Juventusit. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?