Tronditet sërish Manchester City, De Bruyne dëmtohet dhe mungon disa javë
Kevin De Bruyne do të mungojë në derbin e Manchesterit pas dëmtimit në gju në dueln ndaj Fulham. Ylli i Manchester City-it, mungoi 6 ndeshje gjatë këtij sezoni, por do t’i duhet të mungojë sërish për një kohë të gjatë.
Mediat angleze shkruajnë se dëmtimi do ta mbajë jashtë fushave për 4 javë, duke humbur 6 ndeshje të rëndësishme. Ai do të mungojë ndaj Saouthampton, Manchester United, West Ham, Bournemouth në Premier League, ndërkohë që do të humbasë dhe dy ndeshje të Champions League ndaj Shkhtar Donesk dhe Lyon.
De Bruyne ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje gjatë këtij sezoni, pasi u dëmtua rëndë në duelin ndaj Arsenalit. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

