FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trukime ndeshjesh? Kukësi zyrtarisht sqaron situatën…

Klubi i Kukësit ka reaguar duke përgënjeshtruar zërat që kanë përfolur ndalimin e disa futbollistëve dhe trajnerit të Kukësit në Vjenë për shkak të dyshime për trukime ndeshjesh.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Facebook-ut”, kampionët e Shqipërisë kanë bërë me dije se skuadra ishte e gjitha e akomoduar në hotel dhe se ishte gati që sot të nisej drejt Moldavisë.

“Ju përshëndesim me një foto jashtë hotelit ku është akomoduar ekipi. Fotoja nuk është e qartë, pasi po bie shi në kryeqytetin e Austrisë, aty ku po kalon natën edhe ekipi. Sot do të jetë nisja për Moldavi. E përsërisim që skuadra po kalon natën në Vjenë, çdo informacion dhe lajm tjetër është i gabuar”, thuhej në reagimin zyrtar të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që të mërkurën Kukësi do të luajë kundër Sheriff Tiraspol në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?