FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turneu i Wimbledon, Andy Murray dhe Nadal kalojnë në raundin tjetër

Andy Murray ka kaluar në raundin pasardhës të turneut të Wimbledonit. Numri 1 i botës i cili vinte me probleme fizike në duelin ndaj xhamjakenit të natyralizuar gjerman Dustin Brown u tregua i fortë dhe i saktë në castet e duhura duke triumfuar përballë numrit 97 në renditjen e shoqatës së tenistëve profesionistë, ATP.

Skocezi e mbylli këtë sfidë në vetëm 1 orë e 36 minuta duke mos vendosur në diskutim asnjë nga 3 sete. Segment i parë u mbyll 6-3 për kampionin në fuqi të këtij turneu, ndërkohë që në frakisonin e dytë ishte edhe më dominues djaloshi nga Glasgow që e mposhti me shifrat 6-2 kundërshtarin e tij. Brown e pati të vështirë të kundërpërgjigjej dhe në setin që rezultoi edhe ai përmbyllës, Andy Murray siguroi kalimin duke fituar me rezultatin 6-2. Në raunin tjetër birtaniku do të ketë përballë italianin Fabio Fognini.

Victoria Azarenka duket se është rikthyer në mënyrën më të mirë pas shtatëzanisë. 27 vjeçarja mposhti në dy sete, 6-3, 6-3 rusen Elena Vesnina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për tu rikthyer tek meshkujt. Rafa Nadal siguroi kualfikimin duke eliminuar amerikanin Donald Young në tre sete. Majorkeni ishte thuajse i pagabueshëm duke mos i lejuar hapësira kudnërshtarit të tij. 6-4, 6-2, 7-5 përmbledja e tre segmenteve për tenistin spanjoll që vjen në këtë Grand Slam pas triumfit në “Roland Garros”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?