U-16/ Vajzat kuqezi s’dinë të ndalen, fitojnë edhe sfidën me Gjeorgjinë
Kombëtarja e femrave U-16, ka korrur fitoren e dytë në Turneun e Zhvillimit të UEFAs, që po organizohet nga ana e FSHF në Tiranë dhe Elbasan.
Vajzat kuqezi të drejtuara nga tekniku Agustin Kola triumfuan me rezultatin 3-1, përballë Gjeorgjisë. Golat u shënuan nga Qosja ’19, Coka ’44 dhe Shahaj ’60. Goli i vajzave gjeorgjiane u shënua nga Sulashvili në minutën e 21. Kjo ishte një ndeshje e shkëlqyer e vajzave tona ku pati interes si kurrë më parë nga ana e të rinjve, nxënësve dhe studentëve që mbushën uleset e Air Albania Stadium.
Në fund të takimit, vajzat kuqezi, u bënë një thirrje të gjithë të rinjve, nxënësve, studentëve dhe prindërve t’i mbështesin në ndeshjen e fundit përballë Malit të Zi, të dielën në orën 14:00 në “Air Albania Stadium”.

KOHA JONË SONDAZH

