U aludua për bojkotimin e ndeshjes, Vllaznia udhëton dhe mposht Sopotin. Shkodranët për rekord

Surprizon Vllaznia. Pak më parë klubi shkodran dukej sikur kishte vendosur të mos udhëtonte drejt Lushnjës për të luajtur sfidën e “play-off-it” kundër Sopotit për shkak të kërkesës së tyre ndaj FSHF për shtyrjen e ndeshjes si shkak i kalendarit të ngjeshur.

Befasisht, Vllaznia B edhe pse me shumë mungesa ka ndërruar mendje e jo vetëm është paraqitur, por edhe ka fituar takimin. 90-të minutat e kohës së rregullt dhe 30-të atë të shtesës nuk kanë mjaftuar për të përcaktuar fituesin e për këtë janë dashur goditjet e 11-metërshave.

Fatkeqësisht për Sopotin e Librazhdit miqtë janë treguar më të saktë duke i mposhtur 3-4.
vllaznia-b-470x290
Një fitore historike kjo për Vllazninë B pasi mund të jetë skuadra e parë e formatit B që mund të luajë në Kategorinë e Parë. Kujtojmë që Partizani e pati shansin vitin e kaluar për të luajtur në Kategorinë e Parë, por refuzoi duke u tërhequr. Kështu që shkodranët janë të parët që e arrijnë këtë objektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekziston ende një shpresë për Sopotin. Në rast se skuadra e parë e Vllaznisë e cila rrezikon “Superligën” zbret në Kategorinë e Parë, Vllaznisë B automatikisht i duhet të kthehet në Kategorinë e Dytë, pasi rregullorja nuk e lejon që dy skuadra te të njëjtit klub të militojnë në të njëjtën Kategori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?