FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U arrestua me grupin “Bajri”, FSHF zëvendëson Grimën me Sinain

FSHF më në fund i ka dhënë drejtim çështjes së trajnerit të ekipit kombëtar të femrave duke larguar njëherë e mirë Armir Grimën dhe duke afruar në vendin e tij, Vioresin Sinanin.

Grima ishte pezulluar nga detyra që kur u arrestua me grupin “Bajri” duke u akuzuar për trukim ndeshjesh, por deri dje figuronte ai si trajner i femrave. Sot ka ardhur ndryshimi përfundimtar dhe drejtimin e ka marrë Vioresin Sinani

Ish-sulmuesi legjendar i Vllaznisë, Tiranës dhe i Kombëtares ka pasur më parë rolin e zv.trajnerit e ekipi i femrave dhe e njeh mjaft mirë këtë skuadër, prandaj edhe i është besuar ky rol. Sinani do të duhet të përgatisë ekipin kombëtar, për miqësoren që Shqipëria luan pas pak ditësh në transfertë përballë Sllovenisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?