FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U bë shkak që Partizani të luante në “Selman Stërmasi”, FSHF prezanton punimet në “Arenën Kombëtare” (Video)

Tema më e nxehtë këto ditë përsa i përket sportit në vend padyshim që është çështja e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku dy klubet e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani pavarësisht se gjetën gjuhën e përbashkët, sërish ekzistojnë probleme dhe kjo për shkak të tifozërive.

Një nga arsyet përse gjërat erdhën deri në këtë pikë është edhe prishja e stadiumit “Qemal Stafa”, aty ku Partizani luante ndeshjet pritëse dhe aktualisht vendi ku po ndërtohet “Arena Kombëtare”. Në pritje të mbarimit të tij, FSHF për të disatën herë ka postuar një video ku zbulon punimet e kryera si dhe nënvizon ritmin e shpejtë me të cilin po ecin.

Postimi FSHF-së

Swiss Digital Desktop Reklama

“ARENA KOMBETARE”.
Pamjet spektakolare te impiantit te ardhshem modern ne ish-stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. Punimet vijojne me nje volum shume te madh sipas mega-projektit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?