U frymëzuan nga Maradona, kolumbianët peticion FIFA-s
Tifozët kolumbianë kanë përgatitur një peticion drejtuar FIFA-s për riluajtjen e ndeshjes së 1/8-ave të finaleve ndaj Anglisë.
Tifozët, të mërzitur, i kanë kërkuar qeverisë botërore të futbollit të rishikojë numrin e lartë të vendimeve të gabuara, sipas tyre të gjyqtarit, duke përfshirë penalltinë e dhënë për “Tre Luanët”, që u kthye në gol nga Kane, si dhe anulimin e golit të Carlos Baccas, pasi në fushë ishin dy topa.
Më shumë se 275 mijë firma janë hedhur në peticionin që nisi të martën, menjëherë pas kualifikimit të europianëve në çerekfinale.
Tifozët kolumbianë mendojnë se Anglia u favorizua nga një penallti inekzistente për të kaluar në avantazh, ndërkohë që te goli i Baccas, pavarësisht se gjyqtari amerikan, Mark Geiger, kishte vërshëllyer, topi përfundoi në rrjetë.
Të gjitha këto vendime janë shkruar në peticionin që i kërkon FIFA-s të vendosë një precendent të “fair play-t”. Për t’i hedhur benzinë zjarrit kanë qenë deklaratat e legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona, i cili ka akuzuar gjyqtarin amerikan për vendimet e tij edhe pse më pas ka kërkuar ndjesë për fjalët e thëna.
KOHA JONË SONDAZH

