U përfol për blerjen e Manchester United, ja si përgjigjet Elon Mask

Një nga njerëzit më të pasur në botë, Elon Mask në ditët e fundit është përfolur për mundësinë e blerjes së klubit të Manchester United.

“Do të blej Manchester United dhe jeni të mirëpritur”, shkroi Elon Musk në rrjetet sociale, duke e bërë botën e futbollit të çmendet për disa orë. Megjithatë nuk kaloi shumë dhe miliarderi bëri një tjetër postim duke theksuar se e gjithë kjo ishte një shaka nuk ka asnjë negociatë mes tij dhe klubit anglez.

“Ishte shaka! Nuk blej asnjë ekip sportiv”, shtoi Musk në përgjigje të një pyetjeje të një përdoruesi që i tha nëse e kishte seriozisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i tij i parë i bëri deri diku tifozët e “Djajve të Kuq” të ëndërronin për një revolucion të Manchester United, pikërisht në momentin kur ndodhet në një kolaps total rezultatesh. Gjithsesi në fund rezultoi thjeshtë një shaka në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?