FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U përplas me Kumbullën, mbrojtësi i Romës humbet memorien!

Roma e mposhti sërish Shakhtar Donetsk. Dygolëshi i spanjollit Mayoral i dhuroi verdhekuqve triumfin 1-2 në Ukrainë. Ekipi i Fonseca kaloi në çerekfinalet e Europa League me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Një moment në pjesën e parë shkaktoi panik në fushën e lojës. Marash Kumbulla dhe Roger Ibanez u përplasën mes tyre kokë më kokë dhe ai që u dëmtua më shumë ishte qendërmbrojtësi brazilian.

22-vjeçari u zëvendësua menjëherë, teksa trajneri Fonseca zbuloi një detaj rreth gjendjes së lojtarit latin. “Roger nuk mban mend asgjë nga pjesa e parë që luajti“. Gjendja e futbollistit është e mirë dhe sot do t’i nënshtrohet disa kontrolleve mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?