U shëruan nga Covidi, Milani rikuperon 3 futbollistë për sfidën me Udinesen
Stefano Pioli merr lajme të mira në prag të transfertës ndaj Udineses, e programuar për të dielën në mesditë. Së fundmi tri futbollistë kanë fituar “luftën” me koronavirusin, Matteo Gabbia, Giggio Donnarumma dhe norvegjezi Hauge, të cilët kanë rezultuar negativë.
Të tre këta futbollistë do të kryejnë rregullisht seancën stërvitore të programuar për sot paradite dhe do të udhëtojnë me skuadrën drejt Friulit, ndërsa më pas do të jetë trajneri Stefano Pioli që do të vendosë për aktivizimin e tyre ose jo.
Milani nuk ka më asnjë futbollist të prekur nga koronavirusi, shtohen telashet për Parmën, që ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se dy prej futbollistëve janë të prekur me Covid-19.
Të dy futbollistët e kishin kaluar njëherë koronavirusin, por kanë rezultuar sërish pozitivë dhe janë vendosur në izolim, teksa të hënën do t’i nënshtrohen një tjetër testimi.
KOHA JONË SONDAZH

