U shndërrua në një legjendë tek Manchester United, Ronney në fundjavë zyrtarizon rikthimin te Everton
Të martën në mbrëmje u njoftua se 31-vjeçari nuk do të udhëtonte drejt Amerikës për turneun veror pasi në fundjavë do të kompletonte transferimin e tij si futbollist i lirë tek Everton, raporton “SPORTBible”.
Gjithashtu është mësuar se së shpejti Wayne do të mbaj një takim me menaxherin e Everton, Ronald Koeman. Londinezët pretendojnë se së bashku me Rooney në klub të mbërrijë një tjetër sulmues, Oliver Giroud nga Arsenal.
Rooney është pjesë e akademisë së Everton dhe me këtë klub ka nisur edhe karrierën si futbollist profesionist. Në sezonin 2004-2005 ai iu bashkua Manchester United për t’u shndërruar në nja nga futbollistët më të mirë në historinë e “djajve”. Anglezi me United ka zhvilluar 393 ndeshje dhe ka shënuar 183 gola.
KOHA JONË SONDAZH

