U shpreh se refuzoi Milanin prej Interit, klubi zikaltër i përgjigjet Spalletit

I mbetur pa punë që prej sezonit të kaluar kur u shkarkua nga Interi, Luciano Spalletti u rikthye të flasë për mediat dje, teksa deklaroi se ka pasur ofertë nga Milani, por që klubi zikaltër kishte vendosur ta paguajë për të ndenjur në shtëpi i papunë.

I menjëhershëm ishte reagimi i klubit zikaltër, që në një deklaratë tha se i ka ofruar Spallettit një bonus për zgjidhje konsensuale të kontratës dhe hapje të rrugës për të firmosur me Milanin, por ish tekniku kishte refuzuar.

“Përveç pagës të dakordësuar, ne si shoqëri i ofruam edhe një bonus ekonomik Spallettit, për të nxitur largimin e tij, por vetë ai refuzoi”, tha klubi zikaltër në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spalletti ka një kontratë me Interin të vlefshme deri në verën e 2021-shit dhe me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa në muajin tetor të vitit të kaluar u kontaktua nga Milani për të marrë vendin e Giampaolos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?