FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U thirr në kombëtare për herë të parë kundër Turqisë, mesfushori shqiptar drejt largimit tek një klub i madh

Mesfushori nga Kosova, Kamer Qaka ditë më parë bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë.

Në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, Qaka u inkuadrua në lojë nga Christian Panucci që mbeti shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarit.

22-vjeçari po luan me mjaftë sukses në kampionatin rumun tek CSM Poli Iasi dhe tani për të ka oferta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse e ka marrë si futbollistë të lirë, Poli Iasi pret të fitojë nga shitja e Qakës jashtë kampionatit rumun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanë qenë drejtuesit e klubit që kanë zbuluar për mediat rumune se ka oferta për lojtarin.

Është skuadra e njohur portugeze Sporting Braga që ka shfaqur interesim ashtu si CSU Craiova në Rumani.

Përveç dy skuadrave të lartpërmendura në garë për lojtarin mbetet edhe gjiganti rumun CFR Cluj.

Për ta lënë të lirë reprezentuesin shqiptar, Poli Iasi po kërkon një milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?