FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U turpërua nga Barcelona, reagon Lopetegui: Goditje e rëndë, por kam forcë të vazhdoj

Julen Lopetegui foli për mediet pas humbjes së thellë ndaj Barcelonës në shifrat 5-1.

“Humbje e rëndë, për më tepër në shtëpinë e Barcelonës. Kam idenë që humbëm rastet për të bërë kthesën. Në pjesën e parë  ata ishin më mirë se sa ne, por raste shumë nuk patën. Në pjesën e dytë, Reali ishte shumë më mirë dhe patëm raste për ta kthyer takimin. Por në fund, dëmtimi dhe goli i Suarez-it që çoi rezultatin 3-1 vulosën gjithçka.

Rezultati nuk tregon se si shkoi takimi, por duhet ta pranojmë. Si ndihem? Jam i trishtuar, si gjithë ekipi, pasi morëm një goditje të rëndë. Por kam forcë, jemi në tetor. Gjithçka mund të kthehet, me kohën që kalon dhe besimin në grup. Ekipi mund të ndryshojë në pjesën e mbetur. Kurse unë kam forcë të vazhdoj të drejtoj këtë ekip”, tha Lopetegui.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?