Udinese-Milan, zbulohen formacionet zyrtare të duelit në Friuli
Milani kryesues i Seria A në këtë fillim sezoni, do të zbresë pas pak minutash në fushë për të sfiduar Udinesen në Friuli. Trajneri Pioli i ka besuar të njëjtës 11-she si në ndeshjet e fundit.
Ibrahimovic do të jetë më i avancuar në sulm, i mbështetur nga Saelemaekers, Calhanoglu dhe Leao, ndërkohë që në portë është rikthyer Donnarumma.
Në krahun tjetër bardhezinjtë do të tentojnë t’u hapin probleme me shpejtësinë e Deulofeu-t, si dhe me forcën fizike të Okakës dhe Pussetto-s.

KOHA JONË SONDAZH

