UEFA e konfirmon, sfida Angli-Kosovë do të luhet në Southampton

Anglia do të presë Kosovën në eliminatoren e Europianit, që do të zhvillohet shtatorin e ardhshëm. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “St. Mary’s” të Southamptonit, të martën më 10 shtator. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Anglisë me Kosovën, që kur kjo e fundit u anëtarësua në UEFA dhe FIFA më 2016.

Federata e Futbollit në Angli shkruan se “Kosova ka pasur një start madhështor në skenën ndërkombëtare, duke kryesuar grupin në Ligën e Kombeve pa asnjë humbje, për të siguruar play-off-in për “EURO 2020”.

Biletat për ndeshje do të dalin në shitje në Angli më 10 maj, me çmime nga 10 paundë për fëmijët në shoqërinë e prindërve për të vijuar me 25, 35, 45 dhe 55 paundë për sektorë të ndryshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?