FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA nuk pranon uniformat e reja të Rangers-it, ja shkaku

Shumë skuadra në fundin e këtij sezoni kanë prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Mesa tyre është edhe skuadra e Rangers, por mesa duket skuadra skoceze, ku aktivizohet edhe Eros Grezda, do të ketë probleme me UEFA-n.

Organi më i rëndësishëm i futbollit evropian, sipas rregullores, nuk mund të lejojë uniformën e re, ashtu siç ajo është projektuar. Shkaku ka të bëjë me përsëritjen e stemës edhe në sfondin pas.

Sipas rregullore, logoja mund të stampohet vetëm një herë në fanellë, dhe në përpjesëtim të drejtë me karakteristikat dhe dimensionet e saj. Kështu, dizajni i stemës që është propozuar nga klubi skocez, do të ishte një shkelje e rregullores, ndaj dhe me shumë mundësi nëse nuk bëhen ndryshime nga ekipi i Gerrard, nuk do të lejohet. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?