Goli i sulmuesit të Besiktasit, Cenk Tosun, i shënuar në ndeshjen ndaj Portos është zgjedhur si më i miri i fazës së grupeve, me sulmuesin turk që mori shumicën e votave në sondazhin e bërë nga UEFA.

Në këtë sondazh morën pjesë 6 egzekutimet më të bukura të fazës së grupeve me Gareth Balë që përfundoi në vendin e dytë, ndërsa podin e plotësoi “perla” e Antoine Griezmann kundër Romës.

Vendet e tjera u plotësuan nga golat Sadie Mane, dhe nga dy sulmuesit e Romës, Edin Dzeko dhe Stephan El Sharawy. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama