United eliminon me Pogba Milanin, Slavia befason Rangersin (VIDEO)
Manchester United, Villareal, Ajax dhe Slavia e Pragës janë 4 ekipet e fundit që sigurojnë një biletë për në çerekfinalet e Europa League. Djajtë e Kuq fituan në “San Siro” me një gol të shënuar në fillimin e pjesës së dytë me Paul Pogba. Edhe pse u aktivizua Ibrahimovic në minutat e fundit, Milani nuk arriti që të barazonte.
Villareal si në ndeshjen e parë fituan 2-0 ndaj Dinamo Kiev. Ajaxi ndërkohë mposhtu 2-0 Young Boys, me gola të Neres dhe Tadic. Slavia Praga eliminoi Rangersin 2-0 me gola të shënuar nga ish-lojtari i Superiores, Olayinka dhe nga Stancu. Skuadra skoceze luajtën për 30 minuta me dy futbollistë më pak.
KOHA JONË SONDAZH

