FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United fiton me vuajtje ndaj Evertonit, e “nderojnë” dy francezë (VIDEO)

Manchester United mori sot një fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj Evertonit në “Old Trafford”. Në minutën e 27-të,dDuhej një gabim i Gueye brenda zonës së tij që gjithçka të zhbllokohej.Mesfushori i Everton shkakton një faull që për arbitrin John Moss është një penallti.

Paul Pogba gabon me të parën falë pritjes fantastike të Pickford, por shtyn topin në rrjetë me të dytën. Pas golit United luan më lirshëm dhe pas pushimit, në minutën e 49-të, arrin të dyfishojë rezultatin me një tjetër gol cilësor të Anthony Martial.

Pas golit të dytë United nuk e menaxhoi mirë ndeshjen duke i lënë shumë mundësi Everton-it për t’u rifutur në lojë. Miqtë arritën të shënojnë golin e shumëkërkuar në minutën e 77-të falë penalltisë së Sigurdsson, i cili nuk gabon para De Gea-s. Gjithsesi skuadra e Mourinhos ruajti avantazhin deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?