FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United fiton në “frymën e fundit” në transfertën ndaj Bournemouth-it (VIDEO)

Manchester United rrëmben 3 pikë të rëndësishme në transfertën ndaj Bournemouth-it. Skuadra e Jose Mourinhos ka fituar 2-1, falë një goli të shënuar në minutat e fundit shtesë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Ëilson që në minutën e 11-të, falë një asisti fantastik të Stanislas. Reagimi i “Djajve të Kuq” ishte i menjëhershëm, teksa në minutën e 35-të Martial shënoi golin e barazimit.

Fraksioni i dytë ishte më i mirë për United që ju afrua disa herë golit me Martial, Rashford dhe Sanchez, por ai do të vinte vetëm në minutën e dytë shtesë. Pogba jep një pasim fantastik për Rashford, i cili e ka të thjeshtë për të mposhtur portierin Begovic. United ngjitet në vendin e 7-të, në kuotën e 20 pikëve, po aq sa Bournemouth. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?