United nuk del nga kriza as me Amorim, mundet nga Nottingham
Manchester United pëson një tjetër humbje në Premier League, këtë herë kundër Nottingham Forest, në shifrat 2-3. Miqtë treguan se nuk kishin ardhur thjeshtë për shëtitje, teksa shënuan shumë shpejt me Milenkovic.
Hojlund mendoi për të barazuar shifrat në minutën e 18-të. Nottigham e nisi në mënyrë perfekte pjesën e dytë, pasi “tundi rrjetën” me Gibbs White dhe Wood.
“Djajtë e kuq” u zgjuan pas golit të Fernandes, por skuadra e Espirito Santos mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund. United, pas kësaj humbje, renditet në vendin e 13-të.
KOHA JONË SONDAZH

