United triumfon ndaj Nottingham dhe siguron vendin e tretë në Premier League
Manchester United mori një fitore dramatike 3-2 ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e javës së 37-të të Premier League, të zhvilluar në Old Trafford. Falë këtij triumfi, Manchester United ngjitet në kuotën e 68 pikëve dhe ruan vendin e tretë në renditje.
Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Luke Shaë, i cili zhbllokoi rezultatin dhe ndezi entuziazmin në “Old Trafford”.
Miqtë reaguan në pjesën e dytë dhe rikthyen ekuilibrin në minutën e 54-t përmes Morato, i cili realizoi për Nottingham Forest. Megjithatë, reagimi i United ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë, Matheus Cunha riktheu avantazhin për vendasit me golin e dytë, ndërsa Bryan Mbeumo vulosi përkohësisht suksesin me golin e tretë në minutën e 76-të.
Në fundin e sfidës, Nottingham Forest tentoi rikthimin në lojë dhe Morgan Gibbs-White ngushtoi diferencën në minutën e 78-të, por koha nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
KOHA JONË SONDAZH

