Uzuni nuk ndale në Kroaci, sërish përfshihet në formacionin e javës

Myrto Uzuni merr një tjetër vlerësim në Kroaci. Talenti nga Berati me dy asistet e dhënë dhe golin e shënuar në ndeshjen kundër Zadarit, është përfshirë në formacionin më të mirë të fazës së 1/16 në Kupën e Kroacisë. Sulmuesi anësor shënoi golin e barazimit për Lokomotivinë, ndërkohë që në fund ekipi i tij fitoi 1-3 dhe kaloi në raundin tjetër të kupës.

“Përsëri paraqitje fantastike e lojtarit të kombëtares shqiptare. Në fitoren 3-1 kundër Zadar, ai ka asistuar dy herë dhe ka shënuar një gol, duke treguar se është një “jackpot” në klubin e tij. Drejtuesit e Lokomotivës janë të lumtur dhe po fërkojnë duart. Uzuni në tetë ndeshje që ka luajtur për Lokomotivën ka arritur të shënojë tre gola dhe të japë 6 asiste”, shkruan “24sata.hr”, që e ka përfshirë beratasin në formacionin më të mirë.

FORMACIONI MË I MIRË (4-2-3-1)

Swiss Digital Desktop Reklama

Nediljko Labrovi? (Šibenik) – Antonio Bosec (Inter Zapreši?), Joao Escoval (Rijeka) Toni Datkovi? (Lokomotiva), Mario Musa (Dinamo) – Marijo Du?ki? (Vinogradar), Marin Pilj (Osijek) –  Jairo da Silva (Hajduk),  Bruno Bogojevi? (Slaven Belupo), Myrto Uzuni (Lokomotiva), Mirko Mari? (Osijek)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?