Valencia dhe Atletico dhurojnë spektakël, por jo fitues në “Mestalla” (VIDEO)
Java e 24-t e La Ligas ka nisur me një barazim spektakolar 2-2 mes Valencias dhe Atletico Madrid. Në “Mestalla” siç ka ndodhur shpesh herë mes tyre golat ishin të shumtë.
Marcos Llorente zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase, ndërkohë që Gabriel Paulista do të barazonte në minutën e 40-të.
Gëzimi i skuadrës së drejtuar nga Celades do të zgjaste vetëm 3 minuta, pasi Thomas riktheu Los Colchoneros në avantazh me një gol të bukur. Në minutën e 60-t, Kondogbia do të shënonte me shumë fat, pasi topi i mbeti në këmbë në një goditje standarde.
Ky barazim e mban Atleticon në vendin e katërt me 40 pikë, ndërkohë që Valencia gjendet në vendin e 6-të me 38 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

