FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vazhdon “dashuria shqiptare” te Lugano, pranë firmës një tjetër titullar kuqezi

Klubi i Luganos vazhdon të monitorojë me kujdes Kombëtaren shqiptare të futbollit, ku në të kaluarën ka piketuar disa futbollistë dhe i ka bërë pjesë të saj. Armando Sadiku dhe Frederik Veseli ishin dy emra që kanë veshur fanellën e këtij ekipi në vitet e fundit. Por me sa duket, shumë shpejt, do të jetë një lojtar i tretë që do t’i bashkohet skuadrës e cila në këtë edicion merr pjesë në fazën në grupe të Ligës së Europës.

Sipas mediave zvicerane, Burim Kukeli nuk bën më pjesë në planet e klubit të Zyrihut për sezonin e ri, ndaj te klubi i tij aktual po mendojnë mundësitë për të ndërprerë marrëveshjen me titullarin e mesfushës së Shqipërisë. Lugano është në kërkim të futbollistëve me eksperiencë për pjesëmarrjen në Europë, ndaj emri i Kukelit shihet si një përforcim shumë cilësor.

Marrëveshjet mes dy klubeve janë shumë të mira, pasi kanë shkëmbyer vazhdimisht lojtarë në vitet e fundit. Si rrjedhojë, kanë filluar kontaktet mes palëve për të mundësuar këtë transferim që do të ishte i vlefshëm si për dy klubet, ashtu edhe për vetë futbollistin 33-vjeçar i cili ka qenë pjesë e Zyrihut që në vitin 2012./panoramasport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?