FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Vazhdon historia me Tilin”, Braçe ironizon Tiranën për humbjen në derbi

Partizani fitoi edhe sot ndaj Tiranës duke konfirmuar objektivat pwr titullin. Nuk kishte sesi të mos mungonte reagimi i Erion Braçes pas kësaj ndeshje.

Zëvendës-kryeministri ka ironizuar ultrasit e Tiranës, që e vënë herë pas herë në shënjestër. Deputeti i PS ka postuar një foto nga festa e Partizanit pas ndeshjes, ku ngacmon me një batutë nga filmi “Shoku ynë Tili”.

“Histori e gjatë. Përsëritet për në si fitore, për ata si dramë. Kryeqyteti është i kuq. Shoku ynë Tili do vijojë t’i thotë Big Nonës se ishte në stadium, por u rrah nga Partizani”, shkruan Braçe, duke vijuar ironinë e nisur nga Partizani në rrjetet sociale me subjekt Tilin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?