FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdes tifozi, shtyhet ndeshja

Giuseppe Constantino, 61 vjeç ndërroi jetë në stadium, pak minuta para se të niste ndeshja e volejbollit.

Në kohën që spikeri i ndeshjes do të niste publikimin e emrave të dy skuadrave që do të luanin në një ndeshje volejbolli në kampionatin italian të meshkujve mes Civitanova dhe Ravenna, ka ndodhur një dramë në shkallët e palestrës, shkruan “Telesport”.

Një person 61-vjeçar që në ato momente po ngjiste shkallët për t’u ulur për të parë ndeshjen, është rrëzuar papritur në tokë pa ndjenja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa persona shkuan për të ndihmuar dhe më pas edhe stafi mjekësor që ishte në stadium shkoi për t’i dhënë ndihmën e parë, por e kotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Giuseppe Constantino, 61 vjeç ndërroi jetë në stadium, pak minuta para se të niste ndeshja e volejbollit, duke detyruar organizatorët të mos e zhvillonin takimin.

Publiku dhe lojtarët në fushë përjetuan një dramë të vërtetë dhe nuk ishin më në gjendje të luanin, ndaj dhe u vendos që ajo të shtyhej, në respekt të viktimës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?