Veliaj uron Kombëtaren: Fitore e merituar, na bëni të ndihemi krenarë dhe urime për ngjitjen në Ligën B
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përgëzuar lojtarët e Kombëtares për suksesin e arritur. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se djemtë na bënë të ndihemi krenarë sot ndërsa i uron dhe për ngjitjen në Ligën B.
“Bravo Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj për golat e shënuar.
Një tjetër fitore e merituar nga çunat e Kombëtares.
Faleminderit që na bëni të ndihemi krenarë dhe shumë urime për ngjitjen në Ligën B.
Forca çuna”, shkruan Veliaj
KOHA JONË SONDAZH

