Vëllai dëmton vëllain

Njëri vesh fanellën kuqezi, ndërsa tjetri atë të Zvicrës. Të dy janë lindur në Bazel por kanë pozicione të ndryshme në fushë. Këtë herë ëllezërit Ajeti e panë veten përballë njëri-tjetrit, për të demonstruar atë që dinë të bëjnë më mirë, të luajnë futboll.

Arlind dhe Albian Ajeti ishin në fushë në ndeshjen Gras’hopers-Basel por fati rezervoi një të papritur të hidhur për futbollistin e kombëtares kuqezi. Arlind Ajeti nuk do të mund të luajë futboll për pjesën e mbetur të vitit 2018, pasi u dëmtua nga vëllai i tij, Albiani. Pas një përplasjeje midis tyre, mbrojtësi i Shqipërisë pati dhimbje dhe shtrëngoi shpatullën duke kërkuar ndihmën mjekësore.

Ai u rifut në lojë por e pati të vështirë që të luante në përfundim të pjesës së parë. ”Kjo është një situatë mjaft e sikletshme dhe më vjen shumë keq për vëllanë tim. Nuk është aspak e bukur që të nxjerrësh shpatullën. Unë uroj që të kthehet sa më shpejt. Nëse është e shkruar, ne do të takohemi përsëri 20 herë, dy herë apo asnjëherë. Kur të ndodhë, më mirë të evitojmë pak më shumë njëri-tjetrin”, tha Albiani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët rekomanduan ndërhyrje kirurgjikale për Arlind Ajetin dhe nëse kjo ndodh, mbrojtësit kuqezi do t’i duhen dy muaj rikuperim dhe praktikisht do të kthehet në fushë vitin tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?