VENDIMET/ Disiplina “burgos” lojtarin e Bylisit, gjobit Tiranën

Komisioni i Disiplinës vendosi në mbledhjen e sotme të pezullojë me 8 ndeshje futbollistin e Bylisit Jurgen Goxhën për sjellje antisportive kundër arbitrit në sfidën me Vllazninë e përfunduar 2-2.

Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj është pezulluar me 2 takime për gjuhë anti-sportive të përdorur pas takimit Bylis-Vllaznia 2-2.

Nuk ka shpëtuar as Tirana, teksa klubi bardheblu është gjobitur me 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

VENDIMET

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke.
  2. KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.
  3. KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.
  4. Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
  5. Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  7. KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  8. KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.
  9. Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  10. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.
  11. Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?