‘Verratti dëshiron të transferohet te Barcelona’, -Deklarata që po çmend PSG-në
Barcelona është në pritje për Marco Verrattin. Lajmi është konfirmuar nga media pranë klubit katalanas “Mundo Deportivo”, e cila nënvizon se edhe lojtari e dëshiron një transfertë në “Camp Nou” por është presidenti Nasser Al Khalaifi ai i cili e konsideron të pa zëvendësueshëm.
Drejtues të Barcelonës janë duke ndjekur nga afër zhvillimet e ngjarjes brenda Paris saint Germain të cilët janë pranë emërimit të drejtorit të ri sportiv.
Bëhet fjalë për Andrea Berta i cili pas marrëveshjes me siguri mund të ndryshojë politikat e klubit francez në dritaren e transferimeve.
“Por në krahun tjetër, Verratti dëshiron të luajë përkrah Messit, Neymar, Suarezit dhe shumë yjeve të Barcelonës”, vijon në shkrimin e saj kjo gazetë.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

