‘Verratti pranon të transferohet tek Barça’, -Deklarata e presidentit që çmend PSG-në
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu thotë se Marco Verratti e “dashuron transferimin te katalanasit”, por pranon se Paris saint-Germain nuk dëshiron të shesë mesfushorin.
Barcelona ka qenë favorite për të nënshkruar me Verrattin por italiani nuk ka një klauzolë lirimi dhe Bartomeu pranoi se klubi i tij ishte i pafuqishëm për të detyruar PSG për negociata, shkruan “Football-Italia”.
Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, numri një i katalanasve theksoi qëndron mundësia që të vijojnë negociatat me PSG-në.
“E padrejtë që Liga Spanjolle kërkon klauzola lirimi? Është Liga e vetme që i kërkon ato. Kjo krijon një problem për ne, sepse nuk e dini sa kushton një lojtar derisa të hyni në negociata. Unë përdor shembullin e Verrattit, një lojtar që dëshiron të nënshkruajë me ne. Trajneri ynë beson se ai është i përshtatshëm për të luajtur në mesfushën e Barcelonës dhe e dimë që lojtari do të donte të transferohen në “Camp Nou”. Por kur ju telefononi PSG-në dhe bisedoni me presidentin e tij, ai na thotë se Verratti nuk është në shitje dhe se nuk ka klauzolë lirimi. Prandaj, presidenti mund të vendosë nëse do të ulet dhe të negociojë me ne. Në këtë kuptim, futbolli spanjoll është i pambrojtur. Këtu janë klauzolat e largimeve dhe jashtë vendit nuk ka, dhe ato skuadra jashtë vendit mund të vijnë këtu dhe të paguajnë, ndërsa ne nuk mundemi.
Ne dëshirojmë ende të ulemi në negociata me PSG-në pavarësisht se jemi të vetëdijshëm që lojtari e dëshiron një bashkim me Barcelonën. Nëse Verratti do të kishte një klauzolë atëherë ne do ta plotësonin dhe ai do të ishte lojtari ynë. Tashmë duhet të presim…”, u shpreh ai.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

