Vichai, pronari që bëri realitet ëndrrën më të pabesueshme në futboll
Pronari i Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, ka qenë arkitekti i arritjes më befasuese në historinë e futbollit anglez. A bleu klubin për 39 milionë sterlina në 2010-ën dhe e transformoi në një nga ekipet më të mira në Premier League.
Kompania që kishte në zotërim, King Poëer, është e specializuar për dyqanet që sheshin produkte nëpër aeroporte. Kjo pasuri e madhe e akumuluar për 20 vite, falë zgjerimit në tregun anglez, i lejoi Srivaddhanaprabha të blinte në vitin 2010 klubin e Lestërit, në atë kohë në Championship.
Sipas Forbes, ai është personi i katërt më i pasur në Tailandë, dhe në moshën 60-vjeçare, ai ishte njeriu i 11-të më i pasur në botë, me një pasuri që vlerësohej në shumën e 4.2 miliardë dollarëve.
Në vitin 2014, ekipi i tij u ngjit në Premier League, dhe në atë moment, bëri një premtim të çmendur: “Leicesterido të jetë në krye të kampionatit në tre vite”. Askush nuk e besoi, por në 2016, mrekullia ndodhi, falë edhe ndihmës së KRanierit, driblimeve të Mahrez, pritjeve të Schmeichel dhe golave të Xhemi Vardiy-it, ku edhe Leicesteri u shpall kampion kundër të gjithë parashikimeve.
Mbrëmjen e së shtunës bota e futbollit dhe jo vetëm është tronditur nga lajmi i rrëzimit të helikopterit të tij jashtë ambienteve të stadiumit. Sipas shtypit anglez, ai dhe tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga ky aksident. Vichai mund të mos jetojë më, por përralla që ai i dhuroi botës do të mbetet e paharrueshme.
KOHA JONË SONDAZH

