FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Buffon e pranon me kënaqësi: Jam viktima e preferuar e Tottit

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e konsideron veten si një prej viktimave të preferuara të Francesco Tottit.

Legjenda e Giallorossëve të dielën do ta zhvillojë ndeshjen e fundit me klubin e tij, ndërsa  legjenda e Juves e ka kujtuar kohën kur ishte në portën e Parmas dhe Er Pupone e fitoi Scudetton e vetme.

“Unë jam një prej viktimave të preferuara të Tottit”, ka thënë Buffon në një video-mesazh të publikuar në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpesh kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe njësoj si unë, ai ka luajtur gjithmonë në skuadër të fortë, prandaj është i pashmangshëm fakti që ka shënuar shumë gola”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Disa gola nuk mund të them se ka qenë kënaqësi t’i pranosh, por kanë qenë të bukur, prandaj do ta kisha prishur magjinë po t’i kisha mbrojtur”, ka thënë Gigi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?