FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Futbollisti i Kombëtares shënon golin e parë në Danimarkë

Ylber Ramadani po vazhdon të dhurojë performanca të shkëlqyera në ligën e dytë të Danimarkës. Ekipi i tij i Vejles, ka shkatërruar me shifrat 4-1 kundërshtarët e Vendsysel, dhe me këto tri pikë, tashmë vazhdon të mbetet në kryesimin e kampionatit, me 38 pikë, dhe pretendon të ngjitet në Superligën daneze.

Ramadani, i cili ndeshjen e fundit u grumbullua edhe nga Panucci për miqësoren me Shqipërinë, shënoi golin e parë për ekipin e tij, pasi gjendeshin në disavantazh.

Shqiptari shënoi një gol mjaft të bukur, nga jashtë zonës, me topin që kaloi përmes shumë lojtarëve, dhe përshëndeti fundin e rrjetës. Ky ishte goli i parë për 21-vjeçarin me fanellën e Vejles në Danimarkë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?