VIDEO/ Gafa e Ronaldos, nuk shënoi pa portier: Jam njeri, edhe unë gaboj

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka folur pas fitores ndaj Celta Vigos me rezultat 1-4.

Portugezi i cili në këtë takim u pyete për rastin e humbur, ku tha se është normale, por gjithashtu tha se ndaj Malagas mendojnë vetëm për fitore.

“Jam njëri, edhe unë mund të dështoj. Shënova golin e parë i cili ishte mjaft i vështirë, edhe të dytin, por humba atë. Ndodh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zidane e ka menaxhuar shumë mirë këtë. Ai më ndihmoi shumë këtë sezon duke më pushuar dhe duke më mbajtur të freskët. Të shkojmë në Malaga për të fituar. Është një objektiv. E dimë që ata kanë ekip të mirë, por ne jemi Real Madridi dhe duam të bëhemi kampion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i kënaqur që po arrij të ndihmoj ekipin t’i afrohemi titujve dhe të fitojmë ndeshje. Duhet të fitojmë të dielën”, ka thënë Ronaldo.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?