FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Milan dështon edhe ndaj Genoas, Montella drejt largimit

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Genoas.

Vendasit ishin më të mirë, por nuk arritën të tregohen konkret para portës kundërshtare.

Fabio Borini gjuajti rrezikshëm në minutë e gjashtë, por Mattia Perin bëri një pritje të bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën 25-të vendasit mbetën me një lojtar më pak, kjo pasi Leonardo Bonucci u ndëshkua me karton të kuq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kohën shtesë të pjesës së parë Luca Rigoni gjuajti bukur, por Gianluigi Donnarumma nuk lejoji që rrjetat të tundën.

Në pjesën e dytë Andrea Bertolacci rrezikoi në minutën e 56-të, kurse Suso në minutën e 75-të.

Pas këtij barazimi Milani bie në pozitën e 11-të me 13 pikë, kurse Genoa ngjitet në vendin e 16-të me gjashtë pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Chievos, kurse Genoa kundër Napolit.

Montello pritet që të shkarkohet dhe vendin e tij mund ta marrë Genaro Gattuso.

©

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?