VIDEO/ Ngacmoi seksualisht arbitrin në fushë, presidenti përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Federata Tuniziane e Futbollit ka përjashtuar përjetësisht nga futbollit presidentin e Club Sportif Sfaxien, Moncef Khemakhem me motivacionin: Sjellje e rrezikshme dhe antisportive, ofendim ndaj zyrtarit në detyrë dhe dhunim të personalitetit dhe veprimeve të pahijshme seksuale deri ë veprën ngacmim seksual. Presidenti i skuadrës së futbollit kishte pickuar në faqe njërin prej dy asistentëve të gjyqtarit gjatë ndeshjes së fituar më pas me rezultatin 3-2 ndaj Etoile du Sahel. Për Khemakhem, që ka pranuar se ka kryer gjeste të pahijshme për të vënë nën presion arbitrin, është vendosur edhe një gjobë që kap shifrën e rreth 12 mijë euro. Ndërkohë në rrjetet sociale qarkullojnë tashmë foto të ngjarjes, madje në kanalin në “Youtube” qarkullon edhe video ku shihet presidenti i klubit që i afrohet arbitrit, duke përkëdhelur nga veshët, përpara se ta puthë në faqe.
Rezultate imazhesh për Club Sportif Sfaxien, Moncef Khemakhem
Imazh i ngjashëm

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?