VIDEO/ Përsëritet ndeshja? Ja çfarë thotë presidenti i FIFA-s për golin fantazmë

Goli “fantazmë” ndihmoi Panamanë të kualifikohet ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngelën jashtë Botërorit “Rusi 2018”.

Menjëherë ka reaguar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino-n i cili theksoi se në Botërorin “Rusi 2018” të përdoret teknologjia VAR (video asistenti i arbitrit), shkruan “Goal.com”.

“Kur luan kualifikimin për në Botëror dhe ndeshja vendoset nga një gabim në interpretimin e arbitrit, që mund të ndodhë sepse gjyqtarët janë qenie njerëzore dhe gabojnë si gjithë të tjerët, besoj se kjo do të thotë që ka ardhur momenti për të korrigjuar këto gabime. Përsëritet ndeshja? Nuk mundet të luhet sërish, vetëm teknologjia do t’i japë fund dilemave dhe këtyre gabimeve. ”, u shpreh presidenti i FIFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur të gjithë e shohin një gabim në pak sekonda dhe i vetmi që nuk e sheh është arbitri, jo sepse nuk do, por sepse nuk mundet, VAR është mënyra për ta zgjidhur, ndaj duhet të bëjmë një hap përpara”, theksoi Infantino, që nga Lioni, etapa e fundit e turit të tij nëpër qytetet që do të presin Botërorin e femrave në vitin 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i FIFA-s nuk e fsheh se e kërkon përdorimin e teknologjisë që në Botërorin e Rusisë verën e ardhshme: “Jemi gati ta zbatojmë, nuk ka asnjë sinjal negativ në testet që kemi kryer. Sa herë që është zbatuar, ka bërë mirë, duke konfirmuar vendimin e arbitrit apo korrigjuar një gjykim të gabuar. Objektivi i VAR është të korrigjojë gabimet e mëdha dhe jo detajet”.

Çfarë ndodhi në ndeshjen Panama-Costa Rica?

Besojeni ose jo arbitri akordoi gol të rregull megjithëse topi nuk kaloi vijën fatale të portës.

Kombëtarja e Panamasë ka shënuar fitore kundër Kosta Rikës me rezultat 2-1, duke siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Ekipi Panamasë ishte në disavantazh deri në momentin kur gjyqtari i ndeshjes ia falë një gol.

G. Torres ishte afër portës, por goditja e tij me kokë nuk arriti ta kalonte vijën e golit, megjithatë të gjithë mbetën të befasuar kur gjyqtari i ndeshjes dha shenjë se ishte gol.

Kjo i dha një shtytje të madhe klubit vendas, të cilët shënuan edhe njëherë tjetër në minutën e 88-të me anë të R. Torres, gol ky që kishte vlerën e kualifikimit duke lënë jashtë në këtë mënyrë SHBA-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?