FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Qerimaj sinjal kundërshtarëve, ja pesha që ngre në stil shtytje

Erkand Qerimaj mbetet shtangisti ynë më i kompletuar në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se i ka munguar si të thuash një medalje botërore në dygarësh, apo dhe një medalje olimpike.

Sidoqoftë, ai ende e vijon me pasion karrierën e tij dhe beson fuqishëm se në muajt e ardhshëm ka ç’të japë nga vetja dhe të sigurojë të tjera medalje për Shqipërinë.

Qerimaj nuk ka hequr dorë për të qenë më i miri në botë në peshën trupore 77 kg dhe vijon rregullisht stërvitjen për t’u përgatitur si duhet për kampionatin Botërorë që ka ngritur siparin sot në Turkmekistan dhe që do të vijojë deri më 10 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgatitjet para se të ngjitet në pedanë, peshëngritësi 30 vjeçari ka ngritur plot 180 kilogram në stil shtytje, duke rritur shpresat për një medalje nga ky turne.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?