VIDEO/ Shënoi me ‘dorën e Zotit’, del në ankand fanella e famshme e Maradonës

Ankandi do të fillojë nga një bazë prej 1 milion euro. Kjo është shifra e përcaktuar për një send shumë të çmuar, që përfaqëson një nga momentet më të bukura të historisë së futbollit.

Fanella që Maradona ka veshur me Argjentinën në Botërorin e Meksikë 1986-të, më saktësisht ajo që ka veshur në ndeshjen e luajtur kundër Anglisë, ajo e “Dorës së Zotit” dhe golit më të bukur të të gjitha kohërave, do të nxirret në ankand, në Tokio.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Azteca” kundër Anglisë e ka kthyer Maradona-n në një legjendë. Dinakëria e treguar në golin e parë (i realizuar me atë që sot njihet si Dora e Zotit) dhe aftësia e shpalosur në golin e dytë (si për të dashur t’i tregojë botës se për të ishte më e lehtë të shënonte me këmbë se sa me dorë), kanë shtyrë francezen “L’Equipe” ta përshkruajë argjentinasin si “gjysmë engjëll, gjysmë djall” shkruan Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në finalen e fituar 3-2 kundër Gjermanisë Perëndimore nuk shënoi asnjë gol, por i dhuroi Burruchaga-s asistin për golin e fitores që i dha Argjentinës Kupën e Botës për herë të dytë. Pavarësisht triumfit të “Albiceleste”-s në fund, ka qenë paraqitja ajo çerekfinale kundër Anglisë që i ka bërë të gjithë ta konsiderojnë, akoma sot, lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?