VIDEO/ Si asnjëherë më parë, Ronaldon do e shikojmë të transformuar
Juventus e mori për 100 milionë euro nga Reali i Madridit, por edhe pse me Cristiano Ronaldon në skuadër, bardhezinjtë nuk arritën që të triumfonin në UEFA Champions League.
Gjithsesi, luzitani mbetet një superhero për shumë të rinjë që duan të merren me futboll. Dhe këtë fakt e kanë shfrytëzuar në maksimum autorët e filmit të animuar, Striker Force 7. Këto të fundit e kanë përfshirë Ronaldon në serinë më të fundit.
Konfirmimi ka ardhur nga vetë Ronaldo në rrjetet sociale.
“Në të njejtën mënyrë futbolli lidh kulturat dhe njerëzit në mbarë botën. Besoj se personazhet dhe heronjtë e animuar të mëdhenj mund të bëjnë të njëjtën gjë dhe për këtë arsye unë jam i ngazëllyer për të bashkuar këto pasione të futbollit dhe superheronjve përmes këtij projekti dhe ta ndaj me tifozët e mi, “shkruan Ronaldo.
Një projekt që i rri mjaft përshtat Ronaldos, i cili pas “luftërave” në fushën e lojës do të luftojë edhe ndaj pushtuesve keqbërës.
KOHA JONË SONDAZH

